Koreja e Veriut lëshon raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, thotë Koreja e Jugut NULL NULL 19.03.2023 12:21 19.03.2023 12:21 Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt detit në brigjet lindore të Gadishullit Korean të dielën, sipas Koresë së Jugut dhe Japonisë. Raketa, e lëshuar nga zona Dongchang-ri në bregun perëndimor fluturoi rreth 800 kilometra përpara se të godiste një objektiv, sipas një deklarate ushtarake të Koresë së Jugut. Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha se raketa fluturoi deri në 50 kilometra. Seuli ka dënuar lëshimet e fundit të raketave balistike nga Veriu si një “shkelje e qartë” e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Menjëherë pas nisjes, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Koresë së Jugut tha se SHBA-ja vendosi një bombardues strategjik B-1B në një stërvitje të përbashkët ajrore, të cilën Seuli dhe Uashingtoni thonë se po e mbajnë për të forcuar parandalimin e zgjeruar. Lëshimi i raketave ka nxitur gjithashtu kritika nga Tokio dhe Uashingtoni, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025