Koreja e Veriut kryen një tjetër provë nënujore me dron bërthamor - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koreja e Veriut kryen një tjetër provë nënujore me dron bërthamor

NULL NULL
08.04.2023 08:07
Dron nenujor

Koreja e Veriut ka kryer një tjetër provë të një droni sulmues nënujor me aftësi bërthamore, raportoi mediumi i saj shtetëror të shtunën, demonstrimi i fundit i aftësive të saj ushtarake derisa përballet me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.

Koreja e Veriut testoi një armë nënujore pa pilot me aftësi bërthamore të quajtur “Haeil-2” nga 4 deri më 7 prill, raportoi mediumi shtetëror, më shumë se një javë pasi zbuloi një dron të ri nënujor të quajtur “Haeil-1”, që përkthehet si cunami.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se gjatë testimit të sistemit të armëve strategjike nënujore, droni përshkoi 1000 km për 71 orë e 6 minuta dhe goditi me sukses një objektiv të simuluar, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv

“Testi vërtetoi në mënyrë të përsosur besueshmërinë e sistemit të armëve strategjike nënujor dhe aftësinë e tij të sulmit fatal”, tha KCNA.

Koreja e Veriut ka testuar rregullisht armë të ndryshme për muaj të tërë dhe ka rritur aktivitetin e saj javët e fundit në përgjigje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake ShBA-Kore e Jugut.

Javët e fundit, ajo ka zbuluar koka të reja bërthamore dhe ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale të aftë për të goditur kudo në Shtetet e Bashkuara.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.