Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Korçë: 77-vjeçari vret me çekiç djalin e tij 50-vjeçar, pasi ky i dehur tentoi ta hidhte në pus

NULL NULL
18.02.2023 10:57

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në fshatin Zvezdë të Maliqit në Shqipëri. Një burrë 77-vjeçar ka mbytur djalin e tij 50-vjeçar, me çekiç, pasi ky i fundit, në gjendje të dehur, është kacafytur me babanë e tij, duke tentuar që ta hedh në pusin e ujit në oborr.

“Babai e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekiç që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës”, thuhet në raportin  e policisë së Korçës, njofton Klankosova.tv.

Megjithatë, e gjitha kjo ngjarje doli në pah pas hetimeve të thelluara, pasi që fillimisht, familjarët kishin deklaruar se 50-vjeçari H.B., duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.

77-vjeçari me inicialet Sh.B është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.