Lajmet e fundit

Orkestra Simfonike e Korçës do të paraqitet sonte në Prishtinë në një mbrëmje të veçantë muzikore, duke sjellë për herë të parë para publikut të kryeqytetit një program të zgjedhur simfonik.
Orkestra do të performojë nën drejtimin e dirigjentit Petrika Afezolli, ku do të interpretohen vepra të kompozitorëve shqiptarë Çesk Zadeja, Thoma Gaqi dhe Feim Ibrahimi, krahas kryeveprave të Mozartit, Dvořákut, Mascagnit dhe Brahmsit.
Kjo mbrëmje synon të krijojë një tjetër urë artistike mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke u bërë bashkë përmes skenave kulturore shqiptare.
Koncerti do të mbahet sonte, nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë. /KlanKosova.tv