Kopja e lojës “Super Mario 64” shitet me çmim marramendës NULL NULL 22.07.2021 12:32 22.07.2021 12:32 Një kopje e “Super Mario 64” është shitur për më shumë se 1.5 milion dollarë, duke thyer rekordin për shitjen më të shtrenjtë të një video loje në ankand. “Super Mario 64” u lansua në 1996 dhe menjëherë u bë një nga lojërat më të dashura dhe më të shitura në ekskluzivitetin e Nintendo. Shtëpia e ankandeve me qendër në Dallas tha se ishte hera e parë që një lojë ishte shitur për më shumë se 1 milion dollarë. U thye një rekord i vendosur vetëm dy ditë më parë, kur një lojë tjetër Nintendo, “The Legend of Zelda”, u shit për 870,000 dollarë ,njofton CNN, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.