Koordinatori Hoti shpërndau libra për 319 nxënës në Gjakovë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koordinatori Hoti shpërndau libra për 319 nxënës në Gjakovë

NULL NULL
16/01/2020

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, ka bërë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Komunën e Gjakovës.

Librat janë shpërndarë për 319 nxënës në shkollën “Prenk Jakova”, njofton Klan Kosova.

Hoti tha se fëmijët duhet të lexojnë sa më shumë libra. Ai nuk harroi ta përmendë edhe xhudisten Majlinda Kelmendi e cila me sukseset e saja e ka bërë krenare tërë Kosovën.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim, Bernard Frrokaj, i cili tha se Gjakova është kampione e komunave sa i përket diturisë.

Të lumtur u panë edhe fëmijët të cilët thanë se mezi po presin t’i lexojnë librat që u janë dhuruar.

“Libri është dhurata më e mirë për një fëmijë” u shpreh njëri nga përfituesit e librave.

Kujtojmë se sot gjatë ditës Koordinatori Hoti ka bërë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale edhe në Komunën e Rahovecit.

klankosova.tv