Konvertimi i patentë-shoferëve ilegalë, Elshani: Pas afatit do të pasojnë gjobat NULL NULL 14.08.2024 22:40 14.08.2024 22:40 Patentë shoferi e Republikës së Kosovës. Foto ilustruese | Klankosova.tv Afati për konvertimin e patentë-shoferëve ilegale të lëshuara nga Serbia, në ato të Kosovës është zgjatur për 10 ditë. Lidhur me këtë proces ka folur zëvendësdrejtori rajonal i policisë në veri, Veton Elshani. Elshani deklaroi se pas këtij përfundimit të kësaj periudhe, do të pasojnë gjobat. Ai theksoi se procesi po ecën pa ndonjë proces të theksuar. “Është shtyrë për dy javë çështja e patentë-shoferëve për arsye edhe të interesimit të njerëzve, por edhe për shkak të disa problemeve teknike që ne i kemi hasur gjatë konvertimit apo gjatë aplikimit të këtyre patentë-shoferëve”, tha Elshani për RTK-në transmeton Klankosova.tv Deri para nisjes së afatit shtesë ishin afro 5 mijë e 600 patentë-shoferë që ishin konvertuar nga ato ilegale në RKS. Qytetarët serbë fillimisht kishin afat që këtë ta bënin nga 10 maji deri më 9 gusht. Për shkak të disa problemeve të vogla, ky afat u kërkua të shtyhet./ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës 19/09/2024