Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë në fshatin Dol të Gjakovës, ku gjatë kontrollit është gjetur një armë dhe municion.
Sipas njoftimit të Policisë, automjeti drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollit, në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, së bashku me 52 fishekë të kalibrit 12 mm, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.