16:55, 12 Shkurt 2019

Sindikata e Agjencisë së Navigacionit Ajror, ka paralajmëruar hyrjen në grevë.

“Që nga nesër ne do të hyjmë në grevë një orëshe, dhe për çdo ditë ne do ta përshkallëzojmë grevën”, ka deklaruar Artan Hasani, kryetar i Sindikatës së Agjencisë Shtetërore  të Navigacionit Ajror.

Ai shtoi se “Anulimi i fluturimeve do të realizohet ditëve tjera, dhe se kjo është përgjegjësi e kompanive ajrore”.

Orari i Grevës nga data 13 deri më 19 shkurt:

13 shkurt: 07:00-8:00;

14 shkurt: 07:00-11:00;

15 shkurt: 07:00-15:00;

16 shkurt: 07:00-19:00;

18 shkurt: 07:00-23:59;

19 shkurt: 00:00-07:00.