21:47, 15 Mars 2019

E ardhmja afatgjatë e Marcus Rashofrd dhe David De Gea varet shumë se kush do ta drejtojë klubin në verën tjetër.

Dyshja raportohet se janë afër nënshkrimit të kontratave në Old Trafford, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Por që ky proces po mbahet pezull për shkak të asaj se nëse Ole Gunnar Solskjaer do të vazhdojë që qëndrojë aty ose jo.

Megjithëse ka bërë punë të mrekullueshme që prej dhjetorit kur mori timonin e Djajve të Kuq, duket se do të kalojë ende kohë deri në vendimin nëse do t’i ofrohet kontrata e përhershme ose jo.

Konkurs Pune

Lexo më shumë