12:00, 12 Shkurt 2019

Kontraceptivët mund të turbullojnë gjykimin e një gruaje, madje të ndikojnë edhe në marrëdhëniet e saj, sugjeron një hulumtim i realizuar së fundmi.

Të gjeturat kanë treguar se përdorimi i kontraceptivëve oral shkakton ndryshime delikate emocionale në trurin e gruas.

Një gjë e tillë ulë gjasat për 10 për qind tek gratë që të lexojë shprehjet e fytyrës dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë.

Megjithëse është e paqartë se pse ndodh kjo, ndikimi i pilulës në nivelet e estrogjenit dhe progesteronit të gruas mendohet se ndikon në ndjeshmërinë e saj.

Hulumtimi u krye nga Universiteti i Greifswald në Gjermani, i udhëhequr nga Dr Alexander Lischke, nga departamenti i psikologjisë biologjike dhe klinike.

Konkurs Pune

Lexo më shumë