Konsumimi i boronicave të kuqe përmirëson kujtesën dhe frenon kolesterolin NULL NULL 26.06.2022 13:51 26.06.2022 13:51 Hulumtimi më i fundit në Universitetin e Anglisë Lindore ka treguar potencialin neuroprotektiv që posedojnë boronicat dhe se shtimi i tyre në dietën e dikujt mund të përmirësojë ndjeshëm kujtesën dhe të frenojë kolesterolin e pashëndetshëm. Ekipi hulumtues studioi përfitimet e konsumimit të një filxhani me boronica të kuqe në ditë, mes moshave 50 deri në 80-vjeçare. Ata shpresojnë se gjetjet e tyre mund të kenë implikime për parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative, si çmenduria. Boronicat janë njohur për vetitë e tyre antioksidante dhe anti-inflamatore Ekipi hulumtues hetoi ndikimin e ngrënies së boronicës së kuqe për 12 javë në funksionin e trurit dhe kolesterolin në mesin e 60 pjesëmarrësve. Rezultatet treguan se konsumimi i boronicave përmirësoi ndjeshëm kujtesën e pjesëmarrësve për ngjarjet e përditshme (kujtesa episodike vizuale), funksionimin nervor dhe shpërndarjen e gjaku në tru (perfuzioni i trurit). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.