Konsultat për Qeverinë, Vuçiq nesër takohet me përfaqësuesit e listës elektorale shqiptare NULL NULL 13.07.2020 14:53 13.07.2020 14:53 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me përfaqësuesit e listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” me rastin e konsultimeve për formimin e Qeverisë së re . Takimi do të zhvillohet në orën 10:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, njoftoi Zyra e kreut të shtetit serb për bashkëpunim me median. “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, fitori tri mandate në zgjedhjet e 21 qershorit në Serbi, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024