Konsulli i shkarkuar e quan Konjufcën “Ministër të Burdushit” NULL NULL 21.02.2020 16:32 21.02.2020 16:32 Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, udhëhequr nga Glauk Konjufca, rreth shkarkimit të konsujve ka nxitur reagime nga këta të fundit. Lutfi Bilalli, i cili deri dje shërbeu në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Gjermani (Frankfurt), ka dhënë një deklaratë të ashpër ndaj personave që e larguan nga puna, njofton Klan Kosova. Këtë shkarkim ai e ka lidhur me spastrimet politike të viteve ’81 dhe ’90. ”O debilla (turma pa tru) shkurtoni naj dru te shpija e hyni në banjo (pastronu) hiqni morrat nga koka se i ashtuquajturi ministër i qeverisë Burdushi po ju hipnotizon. A e ke ni për at ministrin e Burdushit si zgerdhihet si “Pelë e Rahoves” ai është në gëzim që u emru minister (në qejfë të nuses), por vizitori i Burdushit i dobtë dhe me njohuri të cekta i cili nuk e ka hallin e qytetarve as mirëqenjen e tyre po hall e ka rehatin dhe lluksin e vet . Spastrime politike: 1981 , 1990 , 2020 Paria e pushtetarve : Urraaaa partizan lufta e klasave ka filluar! Turma: t’i vrasim e t’i varni në litarë! Ky është manifestimi i revulucionarve të rinjë. Por forcat progresive dhe demokratike nuk do lejojnë që zgjebat e revulucionarve ta kontaminojnë Kosovën!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 41 minuta më parë