Lajmet e fundit
Zhagitja e konstituimit nuk e shtyu afatin për presidentin e vendit.
Megjithëse kjo procedurë u krye tek më 13 shtator, Gjykata Kushtetuese konstatoi të mërkurën që koha për ta zgjedhur shefin e shtetit nisi të ecte jo nga kjo ditë, por qysh kur filloi seanca konstituive, e për këtë punë tash mbetën veç edhe dy javë, raporton Klan Kosova.
Kushtetuesja e njohu konstituimin e Kuvendit, megjithëse e cilësoi që u bë pas afatit të caktuar prej 30 ditësh. Për këtë si pasojë vendosi rrjedhjen e afatit me të përfunduar kjo kohë edhe për presidentin e edhe për qeverinë.
Megjithë, rrethanat votimin e ekzekutivit e vlerësoi të ligjshëm.
Gjykata në vendimin për lëndët e dërguara nga Partia Demokratike, kërkoi nga deputetët që sa më parë të zgjedhin edhe nënkryetarin e kuvendit nga subjekti i dytë.