Konkurs pune – Klan Kosova

Konkurs pune

Televizioni “Klan Kosova”, me seli në Prishtinë, Zona Industriale, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës,

LEKTOR – një (1) Pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Redakton dhe lekturon materialet të cilat do të shfaqen dhe publikohen në edicionet informative të “Klan Kosova”,
  • Përkujdeset për strukturën e fjalëve dhe fjalive që do të lexohen dhe publikohen,
  • Është përgjegjës për kontrollimin e teksteve, titujve, grafikave dhe promove në aspektin gjuhësor,
  • Kujdeset që imazhi i “Klan Kosova” në aspektin e tekstit/shkronjave dhe leximit të jetë korrekt në Gjuhën Shqipe,
  • Kujdeset që titujt në ekran të dalin pa gabime dhe gjuhësisht në mënyrë korrekte,
  • Kontrollon tekstet e gazetarëve dhe promot para se të lexohen për tu montuar,
  • Kontrollon tekstet që do të publikohen në portalin klankosova.tv,
  • Jep këshilla gjuhësore për gazetarët/redaktorët,
  • Kryen punë dhe detyra të tjera sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtëpërdrejtë që ndërlidhen me pozitën e Lektorit.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në fushën e filologjisë – Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (mirëpo edhe kandidatët me përgaditje tjetër profesionale dhe të cilët e konsiderojnë vetën të denjë për të kryer punën e Lektorit, janë të mirëseardhur që të aplikojnë),
  • Së paku një (1) vit përvojë pune në cilësi të Lektorit (konsiderohet përparësi), në redaktime/lekturë,
  • Të ketë shkathtësi të mira të punës me kompjuter,
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për tu adaptuar me nevojat dhe kërkesat e kompanisë televizive,
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit në Gjuhën Shqipe.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  • CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore – universitare;
  • Letër Motivuese;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes e-mailit – postës elektronike, në: [email protected]

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

 

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 15.04.2020, Ora 16:00h