Konkurs pune – Klan Kosova

Konkurs pune

Klan Kosova shpall:

 

K ON K U R S

 

Për plotësimin e një (1) vendi të lirë të punës:

 

– Drejtor i Programacionit

 

Kriterët që duhet plotësuar për aplikim:

 

1)  Të ketë së paku pesë (5) vjet përvojë pune në televizion (e domosdoshme)

2)  Të ketë patur përvojë të konsiderueshme pune me programacionin

3) Të ketë qenë producent i, të paktën, një emisioni televiziv (përparësi kanë ata që kanë punuar si producent për më tepër emisione,

4)  Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial transmetues,

5)  Të ketë kualifikim profesional me fushën e angazhimit (ose të përafërt)

6)  Të kenë njohuri me skenografinë, ndriçimin dhe grafikën,

7)  Të ketë njohuri të mirë të gjuhëve të huaja

8) Të ketë shkathtësi të theksuara për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase, aftësi komunikuese, inciativë dhe kreativitet

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  1. a) një CV,
  2. b) dëshmitë e kualifikimit,
  3. c) çertifikatën e lindjës,
  4. d) një kopje të letërnjoftimit,
  5. f) 2 referenca,
  6. g) dëshmi të përvojës së punës,
  7. h) dëshmi që nuk është nën hetime

 

Bashkangjitur me dokumentacionin e lartëshënuar, kandidati duhet të dorëzojë edhe një analizë personale për progamin e televizionit Klan Kosova lidhur me synimet zhvillimore të Programacionit të Klan Kosovës.

Dorëzimi i aplikacionit duhet të bëhet përsonalisht në kuvertë të mbyllur në ndërtesën e ”Klan Kosova” në Zonën Industriale- Ish Fabrika e Amortizatorëve. Data e fundit e pranimit të aplikacionit është më 18 prill 2019, në ora 16. Aplikacionet e dërguara me vonesë, dhe ato të pakompletuarat nuk do të merren parasysh!