KONKURS PËR KUZHINIER/E TELEVIZIVE PËR EMISIONIN “ORA E PASDITES” - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KONKURS PËR KUZHINIER/E TELEVIZIVE PËR EMISIONIN “ORA E PASDITES”

NULL NULL
23.05.2023 14:44
Konkurs ne Klan Kosova

TV “Klan Kosova” shpall:

K O N K U R S

për plotësimin e vendit të lirë të punës, me sa vijon:

KONKURS PËR KUZHINIER/E TELEVIZIVE PËR EMISIONIN “ORA E PASDITES”

“Klan Kosova” është në kërkim të një kuzhinieri apo kuzhiniereje të talentuar dhe të përkushtuar për të bashkëpunuar me “Klan Kosovën”, në emisionin “Ora e Pasdites”. Kuzhinieri/ja duhet të gatuajë pesë herë në javë brenda emisionit “Ora e Pasdites”, në transmetim “live” dhe duhet të posedojë aftësinë e prezantimit televiziv.

Kërkesat për të marrë pjesë në konkurs janë:

  1. Oratori dhe aftësi për të komunikuar me lehtësi.
  2. Pasion për gatimin: Të keni njohuri të thella mbi teknikat e gatimit, përzierjen e shijeve dhe krijimin e pjatave të shijshme dhe të shëndetshme. Përgatitja e ushqimit duhet të jetë pasioni juaj i vërtetë dhe të jeni të përkushtuar për të dhënë gjithmonë maksimumin për të realizuar kreativitetin tuaj kulinar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kandidatët që aplikojnë për këtë vend pune duhet t’i dërgojnë këto dokumente:

  • CV,
  • Dëshmi të përvojës së punës,
  • Certifikata eventuale të trajnimeve profesionale lidhur me çështjet e kulinarisë,
  • Letër rekomandime ose referenca eventuale.

Aplikimi bëhet përmes e-mailit (postës elektronike), në:

[email protected]

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më 25.05.2023, në orën 16:00.