Konjufca: Vuçiqit duhet t’i ngritet ndjekje ndërkombëtare, sikurse Putinit NULL NULL 22.03.2023 22:07 22.03.2023 22:07 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se edhe ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet ngritet ndjekje ndërkombëtare nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, sikurse ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Konjufca ka deklaruar se Vuçiq është duke fshehur vazhdimisht krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, dhe se për këtë duhet të ketë ndjekje ndërkombëtare. “E ftoj edhe Hagën, nuk duhet të gjykohet Kosova atje, por Aleksandar Vuçiq që ka qenë pjesë e Slobodan Millosheviq, që e di ku janë të pagjeturit, dhe që me aparatin shtetëror, për 10 vjet është në pushtet, dhe është përgjegjës sepse po i fsheh viktimat e gjenocidit, edhe kjo është vepër penale”, ka thënë Konjufca në Tëvë1. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months