Konjufca u tregon batuta deputetëve: Sa jemi duke ndejtë (VIDEO) NULL NULL 29.09.2022 17:18 29.09.2022 17:18 Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë Projektligjin për Edukimin e Hershëm, pasi në sallë ishin vetëm 60 deputetë, ku të gjithë votuan pro. E, pas kësaj numri i deputetëve të pranishëm u rrit në 61, ndërsa ishte kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ai që shkaktoi të qeshura, pasi tha se “një herë mendova se u bëmë 62 deputetë, por qenka Ismeti”, njofton Klankosova.tv. Tutje, të qeshurat vazhduan pasi Konjufca tregoi edhe një batutë me sekretarin e kuvendit, Ismet Krasniqin. “Pasi jemi duke ndejtë, a ua tregoj një batutë? Një batutë për Ismetin po ua tregoj. Një grua në moshë, familjare e dikujt prej deputetëve, e thërret dhe i thotë “çka është puna e atij Bajrush Xhemajlit që herë po ulet atje, herë te kryetari i kuvendit këtu”, tha Konjufca me të qeshura. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë