Konjufca thotë se nuk e kupton pluhurin që po ngritet për pranimin e planit evropian NULL NULL nga Besnik Tahiri 07.02.2023 12:36 nga Besnik Tahiri 07.02.2023 12:36 Kryekuvendari Glauk Konjufca ka thënë se pas takimeve që kishte në Këshill të Evropës në Strasburg mund ta bëjë publik se çështja e dialogut me Serbinë po bëhet gjithnjë e më shumë e ndërlidhur me anëtarësim në KiE. Pos kësaj, gjatë një deklarimi për gazetarë, Konjufca ka folur edhe për pranimin në parim që i bëri Kosova, saktësisht, kryeministri Albin Kurti planit evropian për marrëveshje me Serbinë. I pari i Kuvendit tha se nuk e kupton gjithë pluhurin që po ngritet për këtë çështje, duke thënë se Kurti qysh para tre muaj e ka pranuar se plani evropian është bazë e mirë për marrëveshje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.