Konjufca takon Buchanan: Mbështetja e ShBA-së, qenësore për proceset e Kosovës NULL NULL 29.03.2023 17:06 29.03.2023 17:06 Kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar kryetarin e Partneritetit për Demokraci të Dhomës së Përfaqësuesve, Vern Buchanan. Konjufca e Buchanan folën për zhvillimet politike në vend, integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike dhe organizatat e mekanizmat ndërkombëtarë. “Po ashtu vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, vazhdimësinë e miqësisë së përhershme, partneritetin e palëkundur dhe aleancën strategjike mes shteteve dhe popujve tanë. Ndamë pikëpamje të njëjta se, sikur deri më tani, mbështetja e Shteteve të Bashkuara është qenësore për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës”, tha Konjufca, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se Kosova do të jetë në miqësi të përhershme, partneritet e bashkërendim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months