Konjufca takohet me kongresistin Torres, flasin për bashkëpunimin Kosovë – SHBA NULL NULL 29.03.2023 10:54 29.03.2023 10:54 Glauk Konjufca Ritchie Torres Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me kongresistin amerikan, Ritchie Torres, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe SHBA-së, zhvillimet politike në Kosovë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës. “Përherë kënaqësi ta takoj Kongresistin dhe mikun e madh të Kosovës e shqiptarëve, z.Ritchie Torres. Gjatë takimit të ngrohtë diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në shtetin tonë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës”, ka shkruau Konjufca në një postim në Facebook. “Siç ka thënë dhe z.Torres, SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në. Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi kryekuvendari. “Thank You Ritchie!”, përfundoi Konjufca. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës 22 minuta më parë