Konjufca takohet me kongresistin republikan, flasin për njohje të reja - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konjufca takohet me kongresistin republikan, flasin për njohje të reja

NULL NULL
30.03.2023 23:10
Kryetari Glauk Konjufca takoi kongresistin amerikan Robert Aderholt

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me kongresistin republikan, njëherësh anëtar i Grupit të Miqësisë për Çështje Shqiptare në kuadër të Kongresit, Robert Aderholt.

Gjatë takimit u fol për zhvillimet aktuale politike dhe situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, por edhe për intensifikimit e bashkëpunimin në mes dy vendeve, bëhet e ditur në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se Konjufca e Aderholt folën për përkushtimin e institucioneve kosovare për sa i përket agjendës euroatlantike të Kosovës, por edhe avancimit të procesit të njohjeve dhe dialogut me Serbinë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS