7:23, 28 Janar 2020

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot do të merr pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian në Bruksel.

Samiti mbahet nën patronatin e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli, njofton Klan Kosova.

Në samit do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përforcimin e dimensionit parlamentar në procesin e zgjerimit.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeparlamentari Konjufca do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë Parlamentit Evropian dhe homologë nga rajoni.

Konkurs Pune

Lexo më shumë