Konjufca si Kurti: Lajçaku, njëri që po e kryen punën në mënyrë goxha të papërgjegjshme NULL NULL 20.09.2023 12:10 20.09.2023 12:10 Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se komentet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, ndaj ndërmjetësit Miroslav Lajçak, se ai po ia mban anën Serbisë nuk ishin akuza. Konjufca tha se komentet e Kurtit ishin konstatime për mënyrë e punës së Lajçaku, pasi sipas tij, shtë vërejtur qysh në fillim që Lajçaku qëndrimet që i artikulon më shumë janë marrje e pozicionit të Serbisë, e pastaj përpjekje që përmes mekanizmave të ndryshëm, ato të jenë pikënisje e pozicionit të Serbisë. “Si të mund të akomodohet në mënyrë sa më të përshtatshme pozicionimin e Serbisë. Pozicionimi i Serbisë është që Kosova duhet ta bëjë një Asociacion jashtë çdo ombrelle politike të procesit që e ka arritur këtë pikë ku jemi tash”. “Qasja origjinale ka qenë ndryshe krejt. Qasja origjinale ka qenë kjo; meqenëse Kosova nuk mund ta bëjë Asociacionin, sepse do ta kishte bërë prej 2013-tës në Qeverinë Mustafa apo Qeverinë Thaçi, pasi me Vetëvendosjen kjo është edhe më vështirë që kjo të bëhet pasi ne kemi marrë një mandat goxha të fuqishëm politik me premtime të tjera”, tha Konjufca, njofton Klankosova.tv. Sipas Konjufcës, premtimet e VV-së janë që Kosova s’mund të ecë asnjë hap përpara në dialog nëse s’e ka në horizont njohjen nga Serbia. “Pikërisht duke e pasur këtë parasysh, ekspertët që e kanë përpiluar Marrëveshjen e Ohrit e zgjeruan ombrellën. Zgjërimi i ombrellës është që aty të jetë njohja dhe Asociacioni, ndërsa Lajçaku tash po thotë vetëm Asociacionin e njohja i përket Serbisë kur të do ajo. Ky është pozicion i Serbisë”. “Nëse Lajçaku e artikulon këtë dhe thotë se ky është pozicion i BE-së, atëherë ne mund të themi se Lajcaku ka kontribuar që pozicion zyrtar i BE-së të jetë kjo që e përfaqëson Serbia. Kjo nuk më duket fare e drejtpeshuar”. “Ideja origjinale është që nuk ka Asociacion pa njohje. Nuk mund ta marrësh Asociacionin e ta heqësh nga ideja e njohjes. Quajeni si të doni, njohje de-facto. Serbia duhet të pajtohet që kur ta kalon kufirin në Merdarë, është një shtet tjetër që ekziston. Duhet të na njoh flamurin, simbolet dhe s’duhet të na pengojë kurrkund ku aplikojmë në organizata ndërkombëtare”, tha Konjufca, njofton Klankosova.tv. Tutje, kreu i kuvendit tha se kur Serbia ta njoh Kosovën, pastaj është në përgjegjësinë e Kosovës ta gjejë një formë të Asociacionit që është në përputhje me Kushtetutën e nuk e cenon rendin juridik. “Nëse mundohemi ta shkatërrojmë këtë ide, atëherë jeni në favor të Serbisë. Është përfaqësim i pozicionit të Serbisë. Nuk është akuzë kjo, kjo është identifikim i një njeriu i cili po e kryen punën e vet goxha në mënyrë të papërgjegjshme. Vetëm një çelës është për të ecur dialogu përpara, Asociacioni bashkë me njohjen, përndryshe s’ka avancim të dialogut”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 11 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 17 orë më parë