Konjufca shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të aksidentit fatal në Greqi NULL NULL 01.03.2023 12:18 01.03.2023 12:18 Glauk Konjufca Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në mes dy trenave, mëngjesin e sotëm në Greqi. Konjufca, në një postim në Facebook, shkroi se lutet për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. “Lajme pikëlluese dhe me përmasa tragjike arrijnë këtë mëngjes nga Greqia. Sipas njoftimeve të para, të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e një përplasjeje trenash. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave të këtij aksidenti fatal, popullit dhe shtetit grek. Gjithashtu lutemi për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve”, ka shkruar Konjufca në Facebook. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj për Kurtin: Ka gjetur vendin më të gabuar t'i shpalos idetë e tij leniniste, e ku në Pejë 2 orë më parë
Kosova Kryeziu: Nga partia në pushtet kemi parë një sulm ndaj analistëve dhe mediave të caktuara gjatë kësaj fushate 2 orë më parë