Konjufca: SHBA dhe BE t’i reagojnë Serbisë për ndalimin e kosovarëve NULL NULL 06.03.2020 22:21 06.03.2020 22:21 Autoritetet e Serbisë ia kanë vazhduar paraburgimin Nezir Mehmetajt. Për këtë ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ka kërkuar që SHBA dhe BE të reagojnë ndaj Serbisë, transmeton Klan Kosova. “Autoritetet serbe I kanë vazhduar paraburgimin kosovarit Nezir Mehmetaj i cili fillimisht është ndaluar në Merdare derisa po kalonte në janar të 2020-ës. “Ministria e Jashtme e Kosovës thërret partnerët ndërkombëtarë, SHBA-në dhe BE-në që të kërkojnë nga Serbia ta ndalë këtë praktikë”.