Konjufca priti në takim komisionin për punë të jashtme të Parlamentit të Çekisë NULL NULL 29.09.2022 17:43 29.09.2022 17:43 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, deputeti Mefail Bajçinovci dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim një delegacion të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Çekisë, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Marek Zhenishek, me ç’rast diskutuan për zhvillimet aktuale politike, bashkëpunimin ndërparlamentar dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona mike. Konjufca çmoi lart raportet miqësore dhe theksoi se fuqizimi dhe zgjerimi i partneritetit dypalësh mbetet prioritet, transmeton Klan Kosova. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen që Çekia i ka dhënë Kosovës në proceset e saj të shtetndërtimit dhe integrimit euroatlantik. “Na gëzon fakti që mbështetja e fuqishme e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor qëndron lartë në prioritetet e Presidencës aktuale çeke të BE së, theksoi kryetari Konjufca, duke kërkuar po ashtu që procesi i stërzgjatur i liberalizimit të vizave për qytetarët tanë të jetësohet sa më parë”. “Kryetari i Kuvendit i njoftoi parlamentarët çekë edhe me qëndrimin e Kosovës dhe masat e ndërmarra në raport me agresionin rus në Ukrainë, duke theksuar se shtetet tona ndajnë qëndrime të përbashkëta në dënimin dhe sanksionimin e Rusisë”. “Parlamentarët çekë konfirmuan gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe përkushtimin e Republikës së Çekisë për vazhdimin e mbështetjes së gjithanshme ndaj Republikës së Kosovës”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë