Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konjufca priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, Grondahl

NULL NULL
12.04.2021 14:50

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, i cili uroi kryeparlamentarin për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës dhe shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe për t’i thelluar​ marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Bëhet e ditur se në takim është biseduar edhe për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë, me ç’rast Konjufca theksoi se shteti norvegjez meriton falënderim të veçantë për përpjekjet aktuale lidhur me sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës dhe formave të tjera të ndihmës konkrete rreth pandemisë. Ai shtoi se ndihma e Norvegjisë është shumë e çmuar për Kosovën.

Konjufca ka falënderuar ambasadorin Grondahl për urimin, si dhe për bashkëpunimin në mes të dy shteteve, duke cekur sidomos projektin “Zhvillimi i Shërbimit Ligjor informativ për Kuvendin e Kosovës dhe Konsistenca Gjuhësore e ligjeve”.

Kryeparlamentari i Kosovës ka përmendur mbështetjen e vazhdueshme dhe substanciale që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe ngritjen e kapaciteteve në sistemin e drejtësisë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.