Konjufca pret drejtuesit e shoqatës HANDIKOS NULL NULL 01.03.2023 14:19 01.03.2023 14:19 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, ka takuar drejtuesit e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara HANDIKOS. Drejtori i shoqatës, Afrim Maliqi, foli në lidhje me aktivitetet e tyre, sfidat me të cilat përballen dhe pozitën sociale të personave me aftësi të kufizuara, duke kërkuar më shumë përkrahje institucionale për këtë kategori të shoqërisë sonë, thuhet në deklaratën e Kuvendit, përcjell Klankosova.tv. Konjufca ritheksoi nevojën që institucionet qendrore dhe ato lokale, por edhe shoqëria jonë në përgjithësi, të rrisin kujdesin dhe investimet në krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara. Ai njëherësh shprehu mbështetje për t’iu siguruar atyre mundësi të barabarta dhe jetë sa më të dinjitetshme.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months