Konjufca pret ambasadorin e ri turk në Kosovë, premtohet përkrahje për anëtarësim në KiE e NATO NULL NULL 24.02.2023 12:26 24.02.2023 12:26 Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të cilin e uroi për detyrën teksa vuri në dukje marrëdhëniet e mira në mes dy shteteve. Konjufca, gjatë takimit, Angilit i shprehu ngushëllime për viktimat e tërmeteve që goditën Turqinë, duke theksuar se populli i Kosovës qëndron pranë popullit turk. “Kryetari i Kuvendit vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kuvendit, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, Angili tha se Turqia do të vazhdojë përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në NATO. “Kryetari Konjufca dhe ambasadori Angili shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti: Për hollësitë e dialogut mund të flasim në seancë me dyer të mbyllura ose me liderë politikë 2 months
Kosova Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët 2 months
Kosova Tahiri (AAK): Sa më prezentë që jeni në Washington, aq më shumë Kosova afrohet me Amerikën 2 months