Konjufca: Po e luftojmë pabarazinë gjinore NULL NULL 15.05.2023 14:05 15.05.2023 14:05 Foto nga arkiva: Kryeparlamentari, Glauk Konjufca Kuvendi i Kosovës ka qenë nikoqir i seminarit “Promovimi i një parlamenti me ndjeshmëri gjinore”, të organizuar nga Asambleja Parlamentare e Frankofonisë, Rrjeti i Grave Parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë dhe me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Seminari në fokus kishte marrjen parasysh të barazisë gjinore në procesin legjislativ. Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përmendi veprimet që po i ndërmerr Kuvendi i Kosovës si ligjvënës për ta luftuar pabarazinë. Sipas tij, nuk mund të arrihet zhvillim nëse nuk ka barazi ndërmjet burrave e grave. “Republika e Kosovës mburret me prezencën e saj në Rrjetin e Grave Parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë. Njerëzimi që të jetë njerëzor nuk është i mundshëm pa barazinë e gruas dhe të burrit, prandaj më vjen mirë që Rrjeti i Grave Parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë përmes këtij seminari po e vë në spikamë barazinë gjinore sepse pa barazi gjinore, nuk ka barazi gjinore”, tha Konjufca. “Aspekti bazik i qytetërimit është barazia e grave me burrat. Kosova po bën veprime të shumta dhe po merr masa të vazhdueshme për ta luftuar pabarazinë. Në vitin 2020, Kuvendi e miratoi Konventën e Stambollit, kurse vitin e kaluar u miratua strategjia kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave”, tha tutje Konjufca. Kryetarja e Rrjetit të Grave Parlamentare të APF njëherësh deputete dhe zëvendëspresidente e Asamblesë Kombëtare të Kebekut, Chantal Soucy, përmendi luftën e fundit në Kosovë, me ç’rast tha se shumë prej viktimave të luftës ishin edhe gra. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sadiku: Nëse suspendohemi nga Procesi i Berlinit, i bëjmë favor Serbisë (VIDEO) 20 orë më parë
Kosova Musliu: Ka ardhur me kauzat e tij të rrejshme, çdo gjë që e ka folur, ka rrejtë (VIDEO) 23 orë më parë
Kosova NATO s’pranon që ta marrë përsipër hapjen e Urës së Ibrit: Adresa është në Bruksel 23 orë më parë