Konjufca për hedhjen e gazit: Shkeljet teknike të parëndësishme për ne - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konjufca për hedhjen e gazit: Shkeljet teknike të parëndësishme për ne

NULL NULL
14/12/2015

Shefi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, në një prononcim për media pas hedhjes së gazit lotsjellës ka thënë se kanë hedhur gaz për t’i bërë trysni Qeverisë që marrëveshjet të mos kalojnë.

“Kemi parandaluar këtë seancë sikur herëve të kaluara, për t’i bërë trysni Qeverisë së këto dy marrëveshje janë të pakalueshme dhe t’i bëjmë me dije se këto veprime do të vazhdojnë.”

“Këto veprime kanë qëllime komplet politike nuk janë të drejtuar ndaj ndokujt individualisht. Njëra prej pjesëve kryesore të punës së Qeverisë është funksionimi brenda Kuvendi dhe ne kemi vendosur që në shtëpinë tonë ta parandalojmë punën e saj,” kë thënë Konjufca, njofton Klan Kosova.

Më tej Konjufca ka pranuar se ai ka hedhur gazin lotsjellës, por kjo ka qenë rastësi si dhe ka thënë se shkeljet teknike janë të parëndësishme për ta karshi këtyre dy marrëveshjeve.

“Po unë jam njëri që kam hedhur gaz lotsjellës me disa kolegë të Opozitës dhe unë kam rastisur të jem njëri sepse ky është veprim kolektiv.”

“Ne kemi marr vendim për hedhjen e gazit dhe kush do ta hedh gazin, ne mendojmë se këto dy marrëveshje e dëmtojnë Republikën e Kosovës dhe në këtë rast për neve janë më të parëndësishme shkeljet teknike e ndonjë ligji.”

“Qytetarët e Kosovës po grumbullohen spontanisht, ata e dinë që sot ka seancë dhe kështu ushtrojnë trysni te Qeveria që të dëgjohet zëri i qytetarëve.”

“Gjithçka që bëjmë e bëjmë me vetëdije të plotë politike. Qeveria tashmë e ka kuptuar se për njërën nga marrëveshjet që do te ndryshohet dhe të rregullohet edhe kryeministri i Malit të Zi, Gjukanoviq ka thënë se i kemi parë tensionet në Kosovë dhe nuk duam të jemi shkaktar të një krize në Kosovë. “

“Mali i Zi e ka kuptuar se nuk është në interesin as të tyre nj armiqësim me popullin e Kosovës, ka përfunduar Konjuca, njofton Klan Kosova.