Lajmet e fundit

Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në Gala Mbrëmjen e dytë vjetore të Albanian American Relations Council (AARC), të mbajtur në New York.
Në fjalën e tij, Konjufca ka vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan për Kosovën dhe rolin e mërgatës në sensibilizimin e institucioneve amerikane për çështjen e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Duke folur për vendimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Konjufca e ka cilësuar atë si një padrejtësi që, sipas tij, prek jo vetëm fatin personal të të dënuarve, por edhe kauzën e çlirimit dhe lirisë së Kosovës.
Ai ka thënë se kjo padrejtësi duhet të korrigjohet dhe se duhet të mbrohet legjitimiteti i luftës së UÇK-së dhe e drejta e popullit të Kosovës për çlirim nga shtypja.