Konjufca ngushëllon familjen Thaçi dhe punonjësit e policisë NULL NULL 29.01.2020 21:52 29.01.2020 21:52 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen e policit të rënë në krye të detyrës, Sami Thaçit dhe të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, për humbjen e familjarit, përkatësisht kolegut të tyre. “Lajmi për rënien në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, është i hidhur e pikëllues. Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia, personale e njerëzore por edhe në emër të institucionit që përfaqësoj. Në këto momente bashkëndjejmë me familjarët e të ndjerit Sami Thaçit dhe me gjithë punonjësit e Policisë të Kosovës që humbën kolegun e tyre”. “Po ashtu, shpresoj që të jenë jashtë rrezikut e të përmirësohen shpejt policët e tjerë të plagosur, si dhe një fëmijë që po ashtu mora vesh se është lënduar gjatë ngjarjes”. “Organet e sigurisë së Kosovës kanë dëshmuar në vazhdimësi se janë të gatshme të luftojnë krimin në vend, dhe rasti heroik i Sami Thaçit është një tjetër dëshmi se policët tanë janë në krye të detyrës, pa u trembur. Është koha që edhe shteti dhe institucionet tona të vihen në krye të detyrës dhe të japin ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme që të luftohen të gjitha veprimtaritë e dëmshme për shoqërinë e vendin, që nga krimi i rëndomtë e deri te korrupsioni i niveleve të larta, e që të vendoset më në fund drejtësia e dëshiruar nga populli”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca në telegramin e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024