Konjufca në takim me Davenport, përmend si prioritet reformimin e sistemit zgjedhor NULL NULL 21.03.2023 13:53 21.03.2023 13:53 Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport. Në këtë takim është diskutuar për punën e legjislativit, ku kreu i kuvendit ka theksuar si prioritet reformimin e sistemit zgjedhor. “Kryetari Konjufca, pasi e falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen e deritashme të Kuvendit nga ana e Misionit të OSBE-së, theksoi se një ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në kumtesë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months