Konjufca: Mustafa, të vendosë se kujt t’i qëndrojë besnikë NULL NULL 11/11/2015 11/11/2015 Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk mund të ketë normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse dy palët nuk e njohin njëra-tjetrën si të barabartë. Sipas tij, Kosova nuk po përfiton asgjë nga dialogu i Brukselit, prandaj duhet të ndërpritet menjëherë. Ai në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se rezultati i negociatave do të jetë integrimi i mëtutjeshëm i Serbisë në mekanizmat ndërkombëtarë, veçanërisht në BE, si dhe shtrirja e mëtutjeshme e kontrollit të saj brenda Kosovës, përmes “Zajednicës”. Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tani duhet të vendosë se kujt do t’i qëndrojë besnikë: qytetarëve dhe Republikës së Kosovës, apo Serbisë./Zëri/
Kosova Ua morën 6 mijë euro klientëve që ua vodhën kartelat, aktakuzë ndaj dy personave 12 minuta më parë
Futboll Tifozët e Cityt tallen me Zouman: Kështu është ndjerë edhe macja jote (VIDEO) 26 minuta më parë