23:31, 2 Qershor 2020

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka komentuar gjasat për kalimin e Qeverisë Hoti nesër në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

“Për herë të parë në historinë e institucioneve të Kosovës që 19 vjet po synohet të formohet një qeveri pa zgjedhje dhe një vjedhje e vullnetit të qytetarëve përmes ‘fiskulturave’ të presidentit Thaçi që Albin Kurtit t’ia zë vendin Avdullah Hoti”, ka thënë Konjufca në T7, transmeton KP.

Ai ka akuzuar ish-partnerin e koalicionit qeverisës, LDK, për shkelje të premtimeve brenda orës, duke thënë se fjalët e kësaj partie ‘i merr era’.

“Kur t’ia qitësh ‘në tepsi’ kryeministrin LDK-së, premtimet e tyre i merr era”, është shprehur Konjufca.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë