Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konjufca e falënderon Jusufin për punën e saj si ambasadore e Maqedonisë së Veriut në Kosovë

NULL NULL
10.12.2024 15:16

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka mirëpritur sot ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, për një takim lamtumirës.

Gjatë takimit, Konjufca e ka falënderuar Jusufin për vizitën dhe i shprehu mirënjohje për punën e saj në misionin diplomatik në Kosovë, që i ka shërbyer forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat.

Po ashtu, ata diskutuan rreth të arriturave të bëra deri tani dhe vlerësuan se ato janë të shumta dhe i kanë shërbyer më së miri përafrimit gjithnjë e më të madh, që përbën interes të përbashkët për vendet dhe qytetarët tanë.

Ndërkaq, ambasadorja e falënderoi Konjufcën për pritjen dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me institucionet e Republikës së Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.