Konjufca bën homazhe te varri i Zahir Pajazitit, e vlerëson lart kontributin e heroit për liri NULL NULL 31.01.2023 16:35 31.01.2023 16:35 Sot, në 26-vjetorin e rënies së heroit Zahir Pajaziti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i tij në fshatin Orllan. Me këtë rast, kreu i Kuvendit u prit nga familjarë të heroit. Konjufca vlerësoi lart jetën dhe veprën e komandantit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e konsideruar atë si njërën ndër pushkët e para dhe më frymëzuese për mijëra djem dhe vajza që më pas u rreshtuan në radhët e UÇK-së. Pas homazheve, Konjufca vizitoi edhe kullën në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan dhe shtatoren e heroit. Zahir Pajaziti ra më 31 janar 1997, në fshatin Pestovë, së bashku me dy bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha.
Kosova Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje me KBI për mbulimin e shpenzimeve të varrimit 02/02/2023
Kosova Memli Krasniqi në Pentagon, falënderon SHBA-në për mbështetjen e Kosovës në fushën e sigurisë 02/02/2023