Konjufca bën homazhe në Rezallë në 24-vjetorin e masakrës (FOTO) NULL NULL 05.04.2023 13:29 05.04.2023 13:29 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Rezallë, në 24-vjetorin e masakrës në këtë fshat të Skenderajt, që konsiderohet edhe si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë. Në këtë masakër nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin. Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.