Konjufca: A mund ta gjejë Grenell një deklaratë të Kurtit që është kundër Bushit dhe Obamës? (VIDEO)

Konjufca: A mund ta gjejë Grenell një deklaratë të Kurtit që është kundër Bushit dhe Obamës? (VIDEO)

1 javë më parë

Emisari Special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell tha se është gjithmonë e sigurt që Albin Kurti do të jetë kundër SHBA-ve.

Madje, ai në një cicërime të para disa ditëve në Twitter tha se Kurti ka qenë kundër ideve të dy paraardhësve të Donald Trump – Barack Obama dhe George Bush.

Këtë konstatim të Grenell e ka cilësuar të pabazë dhe pa argumente nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës tha se nuk mund të thuhet se Albin Kurti ka qenë kundër George Bushit dhe Barack Obamës vetëm pse ai dhe partia e tij e kanë kritikuar Planin e Ahtisaarit dhe Zajednicën – që kanë ndodhur në periudhën respektive të qeverisjes së dy presidentëve amerikanë.

“A ka një argument qysh Albin Kurti është kundër [Barack] Obamës? [Richard] Grenell nuk e ka asnjë argument. A mund ta gjejë një deklaratë të Albin Kurtit që është kundër Barack Obamës?”.

“Vetëvendosja është kundër vegëzave që ia vendos Plani i Ahtisaarit shtetit të Kosovës dhe e kritikon Planin e Ahtisaarit nga ky dimension – zonat eksterritoriale, gjashtë komuna të reja serbe, si dhe e drejtë e vetos në Kushtetutë të Kosovës dhe në Parlament. Këto janë gabim, dhe Vetëvendosja e ka kritikuar. Tash nëse [Richard] Grenell thotë pse Vetëvendosja i ka këto kritika është kundër [George] Bushit është kot, është palidhje krejt – është keqpërdorim, bile. Qysh Vetevëndosja kundër George Bushit? Çfarë argumenti ki që Vetëvendosja është kundër [George] Bushit?”

“Vetëvendosja është kundër Zajednicës, derisa Grenell po thotë që Zajednica është ide e Obamës që është absolutisht e pavërtetë. Nëse Grenell përmes këtij argumentimi logjik po thotë që Albin Kurti ka qenë kundër Obamës, sepse Obama në vitin 2015 ka qenë për Zajednicën, a e di pse e ka gabim? Pjesa për Zajednicën në pikën 15 thotë që Kosova duhet ta çojë në Gjykatë Kushtetuese edhe Kosova e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese ku edhe është rrëzuar Zajednica. Qysh koka Vetëvendosja kundër Obamës?”.

Derisa ka folur për raportin e Kosovës me SHBA-të, i dyti i Vetëvendosjes e ka përmendur raportin e para disa ditëve të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Në raportin e DASH-it mendoj që ekziston shpjegimi dhe konsiderata më e lartë për punën e Qeverisë Kurti. Në njërën pjesë thuhet se në rrafshin e drejtësisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, si dhe pastrimit të bordeve nga militantët partiakë kjo qeveri ka qenë në drejtim shumë të duhur. Këso vlerësime për qeveritë e Kosovës nuk ka në asnjë raport. Nëse sheh raportet e DASH-it që nga viti 2008 e sheh se çdo vit është konstatimi që Kosova është vend kryesor transit i narkotikëve”.

“Nëse DASH përfaqëson SHBA-të, atëherë pse kur thua kështu për një qeveri, qeveria e paska armiqësuar Kosovën me SHBA-të?”.