Kongresisti Torres: Dëshpëruese të shoh Blinkenin që kritikon një aleat të palëkundur si Kosova NULL NULL 27.05.2023 20:16 27.05.2023 20:16 Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, e ka kritikuar deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me situatën në veri të Kosovës. Blinken, në reagimin e tij publik pas veprimeve të djeshme në veri, tha se dënon veprimet e Qeverisë së Kosovës që sipas tij, “po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin”. Por Torres ka thënë se Kosova është një aleat i palëkundur i ShBA-së, e cila i ka dalë në krah vendit të tij me rastin e strehimit të refugjatëve afganë. “Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-ja kishte nevojë për vende për të strehuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe në mesin e të paktëve që u ngrit në këtë rast. Është dëshpëruese për mua dhe për zgjedhësit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken që sulmon një aleat amerikan”, tha Torres në një postim në Twitter, raporton Klankosova.tv. Ndërkaq, në reagimin tjetër të Departamentit Amerikan të Shtetit për veprimet e djeshme në veri, u tha se mund të kenë pasoja për marrëdhëniet Kosovë-SHBA. “Veprimet e tilla kanë eskaluar ashpër dhe panevojshëm situatën duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ato do të kenë pasoja në marrëdhëniet tona bilaterale me Kosovën”, thuhet në komunikatën zyrtare të lëshuar nga DASh-i. Kundër veprimeve të qeverisë dolën edhe të gjitha shtetet e Quint-it. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë