Lajmet e fundit

Kongresisti amerikan Joe Wilson, ka reaguar pas deklaratës së Partisë Popullore Evropiane lidhur me qëndrimin e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) ndaj ceremonisë së varrimit të Ratko Mlladiqit, i dënuar për krime lufte.
Wilson ka falënderuar EPP-në për reagimin e saj, duke thënë se partia evropiane ka dënuar atë që ai e cilësoi si sjellje të tmerrshme të SNS-së, partisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.
“Është koha që statusi i asociuar i SNS-së të revokohet plotësisht! SNS është kundër qytetërimit perëndimor”, ka shkruar Wilson në rrjetin social X.
Reagimi i kongresistit amerikan vjen pas deklaratës së EPP-së, e cila ka kritikuar qëndrimin e SNS-së lidhur me varrimin e Mlladiqit dhe ka shprehur qëndrimin e saj për respektimin e vlerave dhe standardeve evropiane.
I am grateful for this statement of @EPP yesterday condemning the atrocious behavior of Vucic’s SNS. It is high time that the associate status of the SNS be fully revoked! SNS is anti-western civilization. https://t.co/ABVJXjBjQg
— Joe Wilson (@RepJoeWilson) September 30, 2026