Konflikti nuk është në interes të shqiptarëve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konflikti nuk është në interes të shqiptarëve

NULL NULL
12/05/2015
Pushteti i Gruevskit e do shpërthimin e luftës.

Kështu ka thënë, Bardhyl Mahmuti, ish-shef i grupit diplomatik në Drejtorinë Politike të UÇK-së në Kosovë.  Ai e ka akuzuar kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski për nxitje të luftës ndëretnike në këtë vend.

Ai ka bërë me dije se vetëm kjo formë e konflikteve do ta tërhiqte vëmendjen e popullit nga përgjimet telefonike që tregojnë për pushtetin e korruptuar të Gruevskit.

Mahmuti ka ftuar shqiptarët atje që të mos bien pre e provokimeve, duke shtuar se shpërthimi i ndonjë konflikti nuk është në interes të shqiptarëve.

Ai ka thënë se shteti maqedon nuk mund të jetë shtet stabil pa ndërprerë politikën diskriminuese të shqiptarëve. Shkruan Epoka e Re.