Konfiskohet një sasi e konsiderueshme e narkotikëve në Pejë NULL NULL 07.09.2018 14:55 07.09.2018 14:55 Njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e një burri nga komuniteti RAE në Pejë dhe kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike. Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit i janë gjetur një sasi prej 3.7 gramësh të substancave narkotike, si dhe katër cigare me marihuanë me peshë prej 4 gramësh, njofton Klan Kosova. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar 16.9 gramë të llojit marihuanë, 0.6 gram të llojit kokainë dhe 1 gram heroinë” shkruan në komunikatën e policisë. Pas bastisjes, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 57 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë