Konfiskohen mbi 28 kilogramë drogë në Vërmicë NULL NULL 27.11.2020 09:15 27.11.2020 09:15 Policia dje në Vërmicë ka konfiskuar dy çanta ku kishte 50 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 28 kilogramë e 686.8 gramë. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësiti policor gjatë vëzhgimit ka vërejtur dy të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës, të cilët kishin nga një çantë në krahë me përmasa të mëdha, transmeton Klan Kosova. Të dyshuarit pasi i kishin vërejtur policinë, i lëshuan çantat në tokë dhe ikën në drejtim të Shqipërisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024