Konfiskohen 222 CD me ngjarje të marsit – serbët nuk lejohen të hyjnë në Kosovë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konfiskohen 222 CD me ngjarje të marsit – serbët nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

NULL NULL
16/03/2018

Një automjet i organeve të Qeverisë së Serbisë është ndaluar mbrëmë në Jarinje, në të cilin janë gjetur 222 CD në të cilat sipas të dyshuarve kishte incizime të ngjarjeve të marsit 2004, njofton Klan Kosova.

Automjetin e drejtonte personi nga Vushtrria me inicialet M. A., ndërsa në të ndodheshin edhe N. D. dhe Z. D.

“Me urdhër të prokurorit disqet (CD-të) janë konfiskuar, kurse të dyshuarve u është refuzuar hyrja në republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Klan Kosova.

Në marsin e vitit 2004 shpërthyen trazira në Kosovë gjatë të cilave vdiqën 11 shqiptarë e 8 serbë.

klankosova.tv