17:19, 15 Mars 2019

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka konfirmuar se është takuar sot në Prishtinë me përfaqësuesit e Listës Serbe.

“Me ta diskutova për interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Kosnett përmes Twitter, transmeton Klan Kosova.

Sa u përket dorëheqjeje të kryetarëve të komunave veriore, Ambasadori amerikan është shprehur: “Përfaqësuesit e tyre të zgjedhur duhet të mbesin pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të punojnë në emër të komunitetit të tyre”.

Nga Lista Serbe të pranishëm në takim kanë qenë kryetari Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq.

Konkurs Pune

Lexo më shumë